Maqedoni
Masat e Reja, Bajrami dhe Pashkët pa orë policore
26.04.2021 14:45
Qytetarët do të mund të lëvizin lirshën gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve....

Qytetarët do të mund të lëvizin lirshën gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve. Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është që gjatë këtyre festave të mos ketë orë policore. Gjithashtu propozohet që nga e mërkura objektet gastronomike të punojnë deri më ora 20, respektivisht 20:30 dhe ora policore të fillojë nga ora 21:00. Megjithatë autoritetet apelojnë për përgjegjshmëri.
“Hapja e kafiterive dhe restoranteve vetëm në veranda, faktikisht në vende të hapura, shtyrjen e ores policore prej ores 21:00 dhe ditët e Bajramt dhe të Pashkëve anulohet komplet ora policore. Shpresoj se ju qytetarë tanë do të vazhdoni edhe më tutje ti respektoni masat dhe shumë shpejtë përsëri në kësi press konference të shihemi me numra të cilat besoj që do të jenë edhe më të mirë dhe dalngadalë të mundohemi ti kthehemi normalitetit.”, tha Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetsisë.
Propozimet e këtilla vijnë pas uljes së numrit të të infektuarve dhe numrit të të hospitalizuarve. Ministri Filipçe informoi se presioni nëpër spitale ka rënë ndjeshëm. Ai nuk beson se mund të ketë rritje të rasteve të reja me zbutjen e masave.
“Mendoj që ato dy ditë nuk do të ndryshojnë asgjë. Asnjëherë nuk mundet të kemi aq kontroll, sa duhet të jenë të përgjegjshëm qytetarët. Në bisedë me liderët e bashkësive fetare, ata morrën përgjegjësi të mos lejojnë tubime masive dhe shënimi i festave të jetë në përputhje me masat epidemiologjike.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetsisë.
Propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektieve do të duhet të votohen të martën në seancën e Qeverisë.
ERSAN PAJAZITI
