Botë
Tragjedi në spitalin e Bagdadit, zjarr në pavionin Covid, mbi 80 të vdekur
26.04.2021 15:01
Të paktën 82 persona janë konfirmuar të vdekur pas zjarrit që ra në një spital ku trajtoheshin pacientë të prekur me Covid, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Të paktën 82 persona janë konfirmuar të vdekur pas zjarrit që ra në një spital ku trajtoheshin pacientë të prekur me Covid, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Më shumë se 100 persona të tjerë pësuan djegie dhe vështirësi në frymëmarrje në spitalin Ibn Khatib. Pamjet e rënda tregojnë njerëzit që tentojnë të largohen nga godina në flakë, ndërsa zjarrfikësit mundohen të japin ndihmesën e tyre në vënien nën kontroll të zjarrit. Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi një hetim të plotë mbi këtë tragjedi të rëndë. Në fillim të javës që lamë pas, tragjedi të ngjashme ndodhën edhe në dy spitale në indi, ku pavionet Covid u përfshinë nga flakët për shkak të difekteve në bocat me oksigjen.
