Maqedoni
Gostivar, 17 vjeçari ther tre bashkëmoshatarët
26.11.2014 17:05
Në shkollën e mesme teknike komunale në Gostivar, pas konfliktit verbal, një nxënës ka sulmuar me thikë, duke u shkaktuar lëndime tre nxënësve të tjerë...

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ndërrimin e pasdites, gjersa konflikti verbal mes tyre ka eskaluar në dhunë fizike.
“Në zënkë janë përfshirë nxënësit e moshës 15, 16 dhe 18 vjeç në një anë, dhe nxënësit 17 vjeçar në anën tjetër. Ky i fundit, fillimisht i ka ofenduar dhe pastaj, me anë të thikës, u shkaktoi plagë, njërit në këmbën e majtë, njërit në shpinë dhe tjetrit në dy duart”, bëri me dije zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifoski.
LULZIM HAZIRI
