Maqedoni
Nuk pranoi administratorët në ISHT, Zaev: Miku im, nuk çohet inat me eprorët
26.04.2021 16:17
Këmbëngulja e vazhdueshme e javës së fundit e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski...

Këmbëngulja e vazhdueshme e javës së fundit e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, për të mos pranuar të marrë në institucionin që drejton 35 administratorët shqiptarë, duket se do të marrë fund në seancën qeveritare të së martës. Kryeministri Zaev edhe një herë I rikujtoi mikut të tij sic e cilësoi, se nuk do të lejojë inate, kokëfortësi e shkelje të ligjit, nga askush.
"Edhe një herë theksoj se bëhet fjalë për një administratorë publikë të mirë, miku im i mirë, por nuk do të lejoj inate me eprorët, nuk do të lejoj mos zbatimin e ligjeve dhe nuk do të lejoj pamundësinë e vendosjes normale të të gjithë sistemit Qeveritar në këtë procedurë shumë të rëndësishme, që është çështje që zvarritet një dekadë. Kur kanë mundur të veprojnë 237 institucion, e kemi raste të ndryshme, shumica janë zbatuar tërësisht, diku është biseduar përshkak të çështjeve joadekuatë, por kjo tregoi që fleksibiliteti egziston", tha Zoran Zaev, kryemnistër.
Zaev: 24 nga administratorët, plotësojnë kushtet
Edhe një herë tha se shumica e administratorëve të ndarë për inspektoriatin e tregut, I plotësojnë kushtet. Kjo sipas Zaevit, do të thotë se këta persona mund të pranohen si administrator.
"Nga inspektimi i profilit arsimor të personave të përfshirë në planin për shpërndarje, është vërtetuar se 24 të punësuar që duhet të pranohen në vende pune nga kategoria bashkëpuntor i ri, i plotësojnë kushtet e përgjithme dhe të veçanta, gjegjësisht kushtin që arsimimi të jetë adekuat për vendin e punës.", tha Zaev.
Zaev thotë se Paunovski është informuar në kohë detajisht për mosveprimin e tij por megjithatë, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të përshtatuar aktin e sistematizimit, nuk ka kërkuar asnjë takim, madje nuk ka propozuar ndonjë zgjidhje. Potencoi se komunikimi I fundit me Paunovskin, ka qenë një shkresë drejtuar kabinetit të kryeministrit në muajin janar.
FLORIJE BELULI KAMBERI
