Poligoni i Krivollakut, përgatitje për stërvitjen “Goditja Përfundimtarë 21”

26.04.2021 16:40

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në vizitën e saj në poligonin  ushtarak të Krivollakut  tha se punët  dhe përgatitjet po ecin si duhet për  stërvitjen ndërkombëtare  “Goditja përfundimtare 21”, që do të organizohen nga 17 maji deri më 2 korrik në poligonin e Krivollakut.

Edhe amabsadorja amerikane Kejt Meri Bërns me fjalë lavdëruese për këtë projekt  trajnues ushtarak.

“Të gjitha këto kapacitete janë kapacitete që ndërtohen për ushtrimet këtë vit  dhe që do të jetë trajnimi më i madh në RMV, ku do të mblidhen ushtarë nga ARM-ja e Maqedonisë së Veriut,  nga SHBA-ja, nga Bullgaria dhe Greqia. Qëllimi ynë është që ky resurs të jetë resurs  i cili  për anëtarsimin tonë në NATO do të tregojë rezultate shumë të mira për të gjithë partnerët” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Jam e impresionuar  nga progresi i madh që kanë shënuar ixhinierët nga ARM-ja e RMV-së dhe SHBA-ve në dy muajt e fundit. Jam e befasuar se në interval prej më pak se një muaj e gjysëm, ushtarët tanë së bashku me ushtarët e RMV-së dhe nga vendet tjera të rëndësishme të NATO-s, do të  ushtrojnë  së bashku në kaudër të një projekti të rëndësishëm” – u shpreh ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Meri Bërns. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)