Avancimet e prokurorëve, Mariçiç: U zbatua ligji, nuk di nga dolën emrat në media

26.04.2021 17:12

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç....

Ministri i Drejtësisë,  Bojan Mariçiç, nuk sheh asgjë të kundërligjshme në procedurën e avancimit të 10 prokurorëve publikë ditë më parë nga ana e Këshillit të Prokurorëve , edhe përkundër faktit që emrat e të përzgjedhurve u publikuan nga mediat para se të njejtët të votoheshin.

Mariçiç e quan normale që ata që nuk u zgjodhën, të dëshpërohen e të reagojnë, por u rikujton se prokuroritë kanë nevojë për prokurorë të mirë e të gjithë ata që nuk u zgjodhën këtë radhë, mund të konkurojnë sërisht  në të ardhmen.

“Ata që nuk janë zgjedhur është normale të dëshpërohen,  megjithatë mendoj se Këshilli i Prokurorëve është i vetmi organ kompetent që të vlerësojë sipas përvojës dhe profilit të personave . Kishte edhe intervista me seicilin kandidat veçmas  dhe zgjedhja ishte për herë të parë sipas Ligjit të ri , pandaj procedura zgjati më shumë. Për atë që thoni se emrat e propkurorëve kanë dalë në opinion para se të zgjidheshin, vlerësoj se inspektimi absolutisht nuk është i nevojshëm . Unë nuk mund të them se si një media ka pasur njohuri për emrat potencial që do të zgjidhen” – tha Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.

Digjitalizimi i gjyqësorit, Mariçiç: Më shumë efikasitet e transparencë, më pak kosto

Qeveria ndërkohë po punon për digjitalizimin e gjyqësorit. Procesi do të nisë për më shumë se 100 salla në 34 gjykata, si dhe sallat brenda Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë dhe Burgut të Idrizovës.

Qeveria shprespon që digjitalizimi i gjyqësorit do të rrisë  efikasitetin dhe transparencën , do të lehtësojë  qasjen në procedura  dhe do të ulë kostot.

“Modernizimi është i domosdoshëm sepse aktualisht gjykatat përballen me  harduerë të  vjetruara dhe me defekte, ka mungesë të stacioneve të punës dhe ato ekzistuese nuk mbështesin zgjidhjet softuerike të përdorura në gjykata, gjë që e bën joefikas funksionimin e tyre. Gjykatat nuk kanë  servera për ruajtjen e të dhënave, as për bazën e të dhënave” – deklaroi Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.

Në këtë kontekst, parashikohet azhurnim i sistemit ekzistues ACMIS, i cili do të jetë i pajtueshëm me teknologjinë e re dhe do të përmbushë kërkesat e legjislacionit të ri. Procesi i dixhitalizimit do të ndihmohet drejtpërdrejt, financiarisht, teknikisht dhe profesionalisht nga OSBE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Evropian dhe Qeveria Norvegjeze. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)