“Covid 19”, 37 viktima, 86 raste të reja, 856 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 808 testime...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 808 testime të bëra ka regjistruar 86 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa janë shëruar 856 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 58 raste i pasuar nga Tetova me 6, Prilepi 5, Tetova dhe Shtipi tre dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 37 pacientë, prej të cilëve njëmbëdhjetë nga Shkupi, pesë nga Ohri, nga katër persona në Manastir dhe Kavadar, nga tre raste në Kumanovë dhe Tetovë , dy raste në Prilep dhe nga një rast në Veles, Strumicë, Strugë, Dellçevë dhe Vallandovë.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 150.672 prej tyre janë shëruar 129.909 kanë humbur jetën 4.714 dhe numri i rasteve aktive shënon 16.049. (Flutura Latifi, TVM2)
