Oda e turizmit para Qeverisë, kërkojnë të konsultohen për pakon e 6-të

26.04.2021 18:02

Ndihma për sektoritn e turizmit dhe hotelierisë....

Ndihma për sektoritn e turizmit dhe hotelierisë deri më tani është e pamjaftueshme, andaj edhe shumë ndërmarrje janë para kapitulimit, thonë nga Oda e turizmit dhe hotelierisë gjatë protestës para qeverisë.

Nga ky sektor kërkojnë takim me ministrat e resorit ekonomik të qeverisë, në mënyrë që në mënyrë aktive të marrin pjesë në përgaditjen e pakos së gjashtë të masave ekonomike.

“Presim që para se të dal zyrtarisht pakoja e gjashtë e masave ekonomike, mënyra e aplikimit, thirrja publike e kështu me rradhë, të ftohemi dhe të bëhen korekcione aty ku mundet të bëhen dhe të jenë në interes të kërkesave tona. Normalisht përderisa nuk plotësohen kërkesat tona, do të vazhdojmë edhe më tej t’i kërkojmë të drejtat tona” – tha Martin Angellovski nga Oda e Turizmit dhe e hotelierisë.

Agjencionet turistike ka gati 15 muaj që janë pa punë thonë ata. Kërkojnë teste PCR falas për turistët dhe angazhim të qeverisë për hapje të kufijve.

“Ne jemi të hapur për të huajtë, megjithatë jemi në zonë të kuqe. Nuk ndjehen të sigurtë për të udhëtojnë në shtetin tonë. Nuk ka marrëveshje bilaterale për hapje të kufijve për sezonin  e ardhshëm” – thonë nga Agjencitë Turistike.

Protestuan edhe kontabilistët, të cilët thonë se janë harruar nga qeveria.

“Kërkojmë ligj për kryerje të punëve kontabiliste, që do të siguron të drejta kundrejt obligimeve. Kërkojmë fleksibilitet dhe zgjidhje sistemore për prolongimin e afateve për llogari vjetore dhe këkrojmë ndihmë të pakthyeshme për të gjithë zyret kontabiliste” – u shprehën nga Oda e kontabilistëve.

Odat thanë se do të vazhdojnë me protesta deri në zbatimin e kërkesave të tyre. (Ersan Pajaziti, TVM2)