Shqipëri, raporti paraprak i OSBE-së

26.04.2021 17:50

Proces të sukseshëm i ka cilësuar zgjedhjet OSBE/ODIHR....

Proces të sukseshëm i ka cilësuar zgjedhjet OSBE/ODIHR në raportin paraparak. Kreu i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës teksa prezantoi gjetjet e raportit, tha se problem serioz mbetet çështja e shit-blerjes së votave.

Sipas tij, ne disa qendra kishte dhe mbipopullim, duke thyer keshtu edhe rregullat anti-covid.

“Delegacioni i PACE, thekson se në përgjithësi ka pasur një votim të qetë, ka pasur disa qendra votimi që mund të jenë shënuar disa probleme. Një numër i qendrave të votimit ka pasur probleme me votimin e personave me aftësi të kufizuara. Ka edhe disa qendra votimi ku ka pasur mbipopullim, dhe nuk janë respektuar rregullat. Por ka qenë një proces i suksesshëm. Shitblerja e votave ngelet problem serioz. Kjo ka ndikim negativ tek publiku dhe procesi zgjedhor. Presioni që mund të jetë bërë. Dita e djeshme ishte më mirë se sa ditët gjatë fushatës.”

Sipas OSBE-ODIHR, vota është e fshehtë, pasi në të kundër qytetari është i kërcënuar, dhe për rrjedhojë, kjo përbën një kërcënim edhe për demokracinë.

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek tha se misioni është në dijeni të disa rasteve për shit-blerje votash dhe sipas tyre ky fenomen duhet luftuar patjetër, pasi rrezikon demokracinë.

Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve do të qëndrojë në Shqipëri deri më 7 maj, për të parë të gjithë procesin, dhe për të bërë raportin final me të gjitha rekomandimet. Ndërkohë, procesi i numërimit vijon në të gjithë Shqipërinë.

Deri më tani, epërsi ka Partia Socialiste me rreth `10 për qind në krahasim me Partinë demokratike. Ndërkohë LSI ka ulje në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare. (Luljeta Ndoka, TVM2)