“Covid 19”, Belgjikë, kujdesi intensiv në kaos

26.04.2021 18:40

Belgjika i ka kërkuar Gjermanisë të pranojë pacientë me COVID-19...

Belgjika i ka kërkuar Gjermanisë të pranojë pacientë me COVID-19 për të lehtësuar presionin për shkak të pandemisë mbi njësitë e saj të kujdesit intensive. kreun e ndihmës mjekësore emergjente, Marcel Van der Auëera, tha se “disa spitale nuk kanë më shtretër rezervë”.

Edhe në Iran, situate del jasht kontrollit,374 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit ,ndërsa janë regjistruar 18.230 raste të reja.

Pacientët në Indi luftojnë me smundjen në shtëpi sepse nëpër spitalet nuk ka më shtretër të lirë.Situatë alarmante është edhe nëAfrikë, numri i rasteve me COVID-19 shkon në mbi 4,5 milion.

India dhe Afrika me shifra të frikshme

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt. Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar mbi 15 milion doza të vaksinës.

Shpërndarja jo drejtë e vaksinave vetëm në vendet e pasura., shpesh herë ka nxitur reagimet e OBSH-së.

Amerikanët e vaksinuar mund ta vizitojnë BE-në

Ndërkohë që vendet afrikane nuk kanë vaksina as për njërën dozë, Amerikanët refuzojnë ta marrin dozën e dytë. Por ata amerikanët të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë në Evropë  këtë verë, duke lehtësuar kufizimet ekzistuese të udhëtimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i tha  se 27 anëtarët e komisionit do të pranonin, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të mund të udhtojnë në BE.

“Amerikanët me sa shoh përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Evropian” – tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Kujtojmë se Agjencia ka miratuar deti tani tre vaksinat që janë duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë muaj për të lëshuar leje udhëtimi COVID-19 që do të lejonin njerëzit që janë vaksinuar kundër sëmundjes, të shëruarit ose ata që kanë dalë negativ për të udhëtuar më lehtë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)