Zgjedhjet në Shqipëri- kryeson PS , rekord fletësh të pavlefshme

27.04.2021 10:46

Procesi i numërimit të votave....

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shqipëri, ende nuk ka përfunduar . Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4732.

Procesi i numërimit  kryesisht vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur dje në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.  Deri më tani PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Votat e pavlefshme janë një detaj që bien në sy. Numri i tyre është rekord, janë  73.485 të tilla, që me përafërsi mund të përktheheshin në 4 mandate.