Erdogan: Turqia mbyllet plotësisht deri më 17 maj
Turqia do të mbyllet plotësisht....

Turqia do të mbyllet plotësisht deri më 17 maj, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Korona. Kjo nënkupton mbylljen e shkollave dhe vazhdimin e mësimit online, ndërprerjen e transportit nga një qytet në tjetrin.
Për t’u larguar nga vendbanimi apo qyteti nevojitet leje e autoriteteve lokale. Kufizimet nuk do të vlejnë për fabrikat dhe sektorin për prodhimin e ushqimit.
“Derisa Evropa është në proces të hapjes, patjetër ta zvogëlojmë shpejt numrin e rasteve të reja, nën 5 mijë persona, në të kundërtën pashmangshëm do të paguajmë çmim të lartë në çdo fushë, nga turizmi deri te tregtia dhe arsimi.”,- tha president i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
India, situatë alarmante me pandeminë
India nga ana tjetër vazhdimisht regjistron numër tejet të lartë infektimesh, pasi vetëm në 24 orët e fundit njoftohet për mbi 323 mijë të infektuar dhe mbi 277 të vdekur. Kjo situatë ka bërë që sistemi shëndetësor të jetë në kolaps, prandaj është paralajmëruar edhe angazhim i personelit mjekësor të pensionuar dhe përdorimin e rezervave që ka armata me oksigjen për nevoja civile.
“Askush nuk e priste këtë me të cilën po përballemi aktualisht. Të gjithë mendonim se numrat po shkojnë drejtë rënies, në muajin janar menduam se e keqja kaloi.”,- theksoi mjeku në Mumbai, Lens Pint.
“Jemi lodhur, marrim nga 50 thirrje në ditë. Dikush kërkon të shtrihet në spital, dikush ka nevojë për ilaçe. Nuk kemi gjithçka në dispozicion, prandaj pacientët po vdesin.”,- u shpreh një mjek.
Situatan në Indi e ka vlerësuar si alarmante edhe OBSh, e cila po siguron pajisje dhe furnizime të nevojshme, përfshirë oksigjen, ndërtimin e spitaleve në terren dhe pajisje laboratorike.
OBSH gjithashtu ka dërguar më shumë se 2,600 personal mjekësor për t’i ardhur në ndihmë Indisë. Po ashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në nivel global, Covid-19 është rritur për të nëntën javë me radhë.
Në Evropë, Italia ka konfirmuar dy rastet e para të variantit indian të virusit Korona, ndërsa prej të dielën, ky vend ndaloi hyrjen e udhëtarëve që kishin udhëtuar në Indi gjatë 14 ditëve të fundit.
Banorët italianë që kthehen nga India duhet të bëjnë një test për Covid-19 gjatë nisjes dhe pas mbërritjes në Itali dhe duhet të karantinohen për 14 ditë. (Gyltene Sinani, TVM2)
