Maqedoni
Zaev: Qeveria vendosë për shkarkimin e Paunovskit
27.04.2021 17:07
Kryeministri, Zoran Zaev, ka pranuar në takim tre punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Tregut...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka pranuar në takim tre punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilët i paraqitën dokumentet si argumente për punën profesionale të drejtorit të tyre, Stojko Paunovski. Edhe pse kryeministri më parë kishte thënë se pret që zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski, të fillojë një procedurë për shkarkimin e Paunovskit, sot nuk u përgjigj se çfarë qëndrimi do të marrë në seancën e qeverisë, por se vendimi përfundimtar do të merret nga të gjithë ministrat.
"Ne kemi një bollëk opsionesh sipas të cilave qeveria mund të veprojë. Është e rëndësishme të respektohen ligjet, vendimet, të kemi efikasitet në punë, por edhe qasjen etike në sjellje. Unë dua të lexoj në detaje dokumentet e paraqitura për mua nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe pastaj ne do të paraqesim të gjitha argumentet në seancë, kështu që pas debatit qeveritar do të ketë një vendim.",- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri njëherit ka theksuar se partneri i koalicionit BDI nuk ka kërkuar shkarkimin e Paunovskit. Përplasjet midis kryeministrit dhe drejtorit të Inspektoratit të Tregut filluan pasi Paunovski deklaroi në media se shumica e 35 administratorëve të propozuar për sistematizim nga Ministria për Sistem Politik nuk ishin të pranueshëm për Inspektoratin për shkak të arsimimit joadekuat. Me gjithë pretendimet e Paunovskit për shkollim adekuat në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, punojnë edhe inspektorë me fakultet të arkitekturës, filozofisë, apo me fakultet të edukatës fizike, kras juristëve dhe ekonomistëve.
SANIJE DURAKU
