Botë

Komunitetet fetare, në bunkerin e Enver Hoxhës

26.11.2014 17:52

Bunkeri pesëkatësh i diktatorit, Enver Hoxha, ka mbledhur në të njëjtën tryezë krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri...

Harmonia e besimeve fetave në Shqipëri dhe bashkëjetesa është vlerësuar nga të pranishmit si aseti më i çmuar, element ky që duhet të shërbejë edhe si model për t'u ndjekur për vendet e botës, ku zhvillohen luftëra në emër të fesë.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, në fjalën përmbyllëse të këtij aktiviteti, tha se me ardhjen e tyre në këtë bunker, përfaqësuesit e besimeve fetare i dhanë goditjen e fundit atij regjimi që tentoi të vriste besimin, por që nuk mundi ta shfarosë nga zemrat e atyre që dhanë edhe jetën në emër të Zotit.
 
Bunkeri është çelur të shtunën e kaluar për publikun, duke shkaktuar një kureshtje të madhe për vizitorët jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Bota.
 
LULJETA NDOKA