Maqedoni

Zaev: Paralelisht librat shkruar dhe elektronik

27.04.2021 17:40

Deri në vitin e tretë nxënësit do të mësojnë nga libra të shtypura, ndërsa nga viti i katërt përveç librave...

Deri në vitin e tretë nxënësit do të mësojnë nga libra të shtypura, ndërsa nga viti i katërt përveç librave të shtypura nxënësit do të kenë edhe libra elektronik, ka sqaruar kryeministri, Zoran Zaev. Kryeministri njëherit theksoi se do të parashihen edhe mjete për të mundësuar barazi mes nxënësve.
 
“Vitin e ardhshëm do të përfshihen klasat e katërta dhe të pesta, pastaj klasat e katërta të pesta dhe të gjashta dhe gjithmonë do t’i kenë edhe librat e shtypura. Bota po ec përpara digjitalizimi ekziston gjithkund, apeloj për mundësi që të jemi krahë për krahë me botën moderne.”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Mickovski: Opozita do të bllokojë digjitalizimin e librave
 
Por, VMRO-DPMNE e kundërshton ashpër digjitalizimin e librave, duke theksuar se nëse pushteti insiston në këtë qëndrim, do ta bllokojnë kuvendin. 
 
“Kjo është kulmi i çmendurisë. Nuk e ekziston asnjë shtet ku fëmijët nuk do të kenë mundësi që të kenë në dorë libër, letër në formë të librit. Këta fëmijë nuk duhet të jenë viktimë e çmendurisë dhe frustracioneve të këtyre politikanëve. Për këtë arsye në si VMRO-DPMNE ashpër do t’i kundërvihemi, por shihet qartë se po planifikojnë që ta tërheqin propozimin/ligjin se po shoh që do të bëjnë njëfarë harmonizimi me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe do ta kthejnë me flamur evropian, atëherë kjo do të jetë bllokim serioz i Kuvendit.”,- theksoi Mickovski.
 
Sa i përket tërheqjen së propozim ligjit për libra dhe materiale tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm nga ministria e arsimit kanë sqaruar se propozim-ligji këtyre ditëve do të plotësohet për shkak të harmonizimit me legjislativën evropiane. 
 
REJHANE BUSHI METAJ