Maqedoni
Kovid-19, 28 të vdekur, 450 të infektuar e 1001 të shëruar
27.04.2021 18:14
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën edhe 28 persona të prekur nga Kovid-19....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën edhe 28 persona të prekur nga Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2847 teste të kryera, janë regjistruar 450 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1001 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 150 mijë e 672 të infektuar, prej të cilëve 129 mijë e 909 janë shëruar, 4 mijë e 714 persona kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht ka edhe 16 mijë e 49 raste aktive me Kovid-19.
