Botë

Shqipëri, PS i fitoi zgjedhjet parlamentare

27.04.2021 18:32

Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit...

Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke siguruar 74 mandate deputetes në përbërjen e re parlamentare në kuvendin prej 140 deputetësh. Rezultatin e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
 
“PSD ka marrë 2.24% të votave ose 3 mandate, Partia Balli Kombëtar ka marrë 0.13% ose 0 mandate, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.30% votave ose 0 mandate, Partia Bindja Demokratike 0.53% ose 0 mandate, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët 0.09% ose 0 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6.85% të votave të vlefshme 4 mandate, Partia Nisma Thurje ka marrë 0.64% të votave 0 mandate, Partia Lëvizja e Re 0.24% të votave të vlefshme 0 mandate, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim koalicioni ka marrë 39.4% të votave baras me 59 mandate, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.20% të votave dhe 0 mandate, Partia Lëvizja Për Ndryshim 0.45% të votave dhe 0 mandate dhe Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 48.7% të votave dhe 74 mandate”, deklaroi Celibashi.
 
Ky do të jetë mandati i tretë i kryeministrit, Edi Rama, në krye të qeverisë shqiptare.