Maqedoni
Sela: Ia kemi dorëzuar LSDM-së propozim Ligjin për shtetësi
27.04.2021 18:14
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ia kanë dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ia kanë dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së tekstin e propozim ligjit për shtetësi, ndërsa ai do të duhet t’ia përcjellë Qeverisë dhe kryeministrit, Zoran Zaev. Lideri i ASh-së, Ziadin Sela, tha se në ditët në vazhdim do t’i jepet fund kësaj problematike shumëvjeçare, e cila mes tjerash garantohet edhe me kartën universale për të drejtat e njeriut.
“Tani mora informatë që është dorëzuar ligji, besoj që edhe është përkthyer. I është dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së që t’ia përcjell Qeverisë, kryeministrit dhe besoj se në ditët në vazhdim do të marrë epilog një çështje e cila është e drejt për t’u zgjidhur, sepse një herë është e drejtë, njerëzit meritojnë të kenë një jetë normale dhe është e garantuar edhe me kartën universale për të drejtat e njeriut.”,- deklaroi kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
Nga LSDM thonë se pasi ta kenë shqyrtuar tekstin, do të dalin me qëndrim nëse propozim-ligji përmban atë për të cilën janë dakorduar liderët dhe më pas i njëjti do të duhet të kalojë në qeveri dhe kuvend.
SANIJE DURAKU
