Maqedoni
Parashikimi i motit
28.04.2021 09:01
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell dhe vranësira mesatare në të gjithë territorin. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 19 deri 25 gradë celcius.
Në Shkup paradite mot me vranësira mesatare, pasdite me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë mot me diell dhe stabil.
