Botë
Brexit: Tensionet lënë në hije votimin e BE për marrëveshjen tregtare të Mbretërisë së Bashkuar
28.04.2021 10:28
Parlamenti Evropian pritet të ratifikojë marrëveshjen tregtare pas Brexit BE-MB...

Parlamenti Evropian pritet të ratifikojë marrëveshjen tregtare pas Brexit BE-MB - një masë kryesore për të siguruar që tregtia pa tarifa dhe pa kuota të vazhdojë.
Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (TCA) ka funksionuar përkohësisht që nga janari. Eurodeputetët votuan të martën, më 27 prill dhe ditën e sotme pritet rezultati.
Tensionet e Brexit mbeten, duke përfshirë një kërcënim francez të "hakmarrjes" kundër Mbretërisë së Bashkuar mbi kufizimet e reja të peshkimit.
Tregtia e Irlandës së Veriut është gjithashtu një çështje e tensionuar.
Nën një protokoll të veçantë, Irlanda e Veriut mbetet pjesë e tregut të vetëm të BE-së, kështu që mallrat që mbërrijnë atje nga Britania duhet t'i nënshtrohen kontrolleve të BE-së. Që nga Brexit ka pasur disa përçarje në tregti.
