Maqedoni
Ora policore nga ora 21:00, nis me punë gastronomia
28.04.2021 09:23
Prej sot, ora policore fillon nga ora 21:00. Fillojnë me punë edhe lokalet në pjesën e tarracave....

Prej sot, ora policore fillon nga ora 21:00. Fillojnë me punë edhe lokalet në pjesën e tarracave.
Qeveria vendosi dje pro zbutjes së masave kufizuese, sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Pjesë e vendimit është edhe heqja e orës policore për festën e Bajramit dhe Pashkën.
Prej sot nuk vlen edhe ndalesa për organizimin, mbajtjen dhe pjesëmarrjen në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji. Edhe transporti publik do të qarkulloj deri në ora 21:00, kur edhe fillon ora policore e cila do të zgjas deri në ora 05 të mëngjesit.
