Maqedoni

Miratohet teksti i ligjit për libra, Qeveria: U harmonizua me rekomandimet e KE-së

28.04.2021 09:44

Qeveria, në mbledhjen e djeshme, e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për libra dhe materiale të tjera mësimore...

Qeveria, në mbledhjen e djeshme,  e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për libra dhe materiale të tjera mësimore për arsim fillor dhe të mesëm dhe  njejti sërisht do të shkojë në procedurë kuvendore për votim.
 
Në ndryshime përfshihen edhe dokumentet strategjike dhe rekomandimet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me arsimin dhe digjitalizimin njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.
 
“Në shtator të vitit 20202, Komisioni Evropian miratoi dy nisma që kanë për qëllim të forcojnë kontributin e arsimit dhe trajnimin në BE që do të ndihmojë në Evropë të “gjelbërt” dhe digjitale. Nisma e parë prekin gjashtë dimensione edhe atë cilësim përfshirje dhe barazi gjinore, tranzicione digjitale, mësimdhënësit, arsimit e lartë, Evropë më të fortë në botë. Nisma e dytë është Plani i ri aksional për arsim digjital (2021-2027) me nisma për arsim digjital me cilësi të madhe”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.