Botë
Covid-19, Brazili i goditur rëndë, po refuzon “Sputnik V”
28.04.2021 11:12
Brazili është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e virusit korona....

Brazili është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e virusit korona.
Por autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut, ku ka patur më shumë se 14 milionë raste dhe pothuajse 400 mijë viktima, kanë refuzuar ndihmën e dhënë nga vaksina ruse Sputnik V, pasi, sipas tyre, vaksina ruse përmban disa rreziqe dhe nuk ka mundësuar informacione transparente mbi prodhimin e saj. Autoritetet ruse mohojnë çdo problem për Sputnik V, dhe nënvizojnë efektshmërinë e saj prej 97.6%, sipas të dhënave të marra nga pothuajse 4 milionë të vaksinuar me të.
Agjencia Europiane e Barnave pritet të vendosë për përdorimin e Sputnik V në muajt në vijim, me shumë mundësi brenda qershorit. BE ndërkohë po punon për të nxjerrë në kohë një pasaportë digjitale për pushimet verore, që pritet të përfshijë cilindo që është vaksinuar kundër Covid, ka një test negativ ose është shëruar nga koronavirusi kohët e fundit. Një numër vendesh tashmë kanë filluar të zbulojnë sistemet e tyre të pasaportave.
