Maqedoni

Prej 1 janari, të gjitha ndërtesat e reja, energjetikisht efikase

26.11.2014 18:12

Prej 1 janarit të vitit që vjen, qytetarët dhe personat juridik janë të obliguar që të nxjerrin certifikatë për efikasitet energjetik për objektet e reja, që do t’i ndërtojnë...

Por jo vetëm kaq. Edhe gjatë rinovimit apo mbindërtimit të jashtëm, duhet të merret leje dhe vlerësim nga person i autorizuar se sa për qind e objektit do të rinovohet. Kjo parashihet me propozim-ndryshimet e reja të Ligjit për Ndërtim.

Gjobat për mosrespektim të këtyre detyrimeve arrijnë deri në 3 mijë euro. Personat juridik madje mund të marrin edhe 12 mijë euro gjobë nëse pa leje do të ndryshojnë apo shtojnë ndonjë pjesë të objektit të tyre.

Edhe komunat janë obliguar që lejet për ndërtimin e objekteve t’i dërgojnë tek Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Pra, lexojini ligjet me shumë kujdes, që të mos paguani gjobë për gjëra të cilat deri tani i keni bërë pa pyetur askënd nëse keni rinovuar apo mbindërtuar.