Ekonomi
FZHTI: 2 milion euro për projekte inovative
28.04.2021 12:43
Me 2 milion euro do të finansohen projektet innovative dhe creative të shoqërive tregtare të sapoformuara...
Me 2 milion euro do të finansohen projektet innovative dhe creative të shoqërive tregtare të sapoformuara start up dhe spin off. Përmes këtij instrumenti pritet që të sigurohet mbështetje për personat juridik të cilët dëshirojnë të zhvillojnë shërbim apo produkt të ri. Konkursi do të zgjasë deri më 12 qershor.
“Fondi do të siguroj deri më 40 mijë euro, përkatësisht 90% nga buxheti i përgjithshëm i projektit për shoqata tregtare që kanë deri në tri vite ekzistencë. Gjegjësisht 60 mijë euro apo 85% nga buxheti i përgjithshëm për shoqatat tregtare që kanë prej 3 deri më 6 vite ekzistencë. Vlerën e mbetur prej 10 përkatësisht 15% nga buxheti i përgjithshëm i projektit do ta sigurojë vetë aplikuesi.”, tha Kosta Petrov, drejtor i FZHTI-së.
Bytyqi: Qëllimi është transformimmi i eko-sistemit
Sipas zv kryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, Qeveria do të vazhdoj me mbështetje të këtyre projekteve, qëllim i të cilave është transformimi i eko-sistemit të start up kompanive. Me ligjin e ri për aktivitet inovativ do të sigurohet qasje më e mirë korporatave dhe fondeve investuese të tyre për të investuar në start up eko-sistemin e vendit tonë.
“Jemi të përkushtuar në tëheqjen e nomadeve digjitale dhe qëllimi ynë është të krijojmë ndryhime ligjore të adaptuara dhe kushte të volitshme për qëndrim dhe punë të të huajve në vendin tonë. Kjo do të ishte në interes të madh për ekonominë e vendit, pasi fitimi i realizuar i të huajve do të harxhohet në shtetin tonë, duke kontrinbuar në rritjen e ekonomisë vendore.”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.
Bytyqi informoi se deri më tani në vend janë mbështetur 305 projekte start up, me vlerë totale prej mi 17 milion eurove.
ERSAN PAJAZITI
