Maqedoni
Paralajmërimet për bojkot, MASH: Bojkoti është rezistencë ndaj ndryshimeve
28.04.2021 13:35
Pas raportimeve në disa media se nxënësit e shkollave të mesme po organizohen për të bojkotuar mësimin....

Pas raportimeve në disa media se nxënësit e shkollave të mesme po organizohen për të bojkotuar mësimin, Ministria e Arsimit u bën apel nxënësve dhe prindërve të mos mendojnë për bojkot.
"Bojkoti i mësimdhënies do të thotë rezistencë ndaj ndryshimeve që janë krijuar në përputhje me kohën dhe epokën e teknologjisë IT në të cilën jetojnë të rinjtë”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Paralajmërimet për bojkot, një grup i prindërve kundër librave digjitalë
Pas bojkotit duket se qëndron një grup prindërish të organizuar në rrejtet sociale në një grup që ka mbi 70 mijë anëtarë. Ata kërkojnë të ndërpritet procedura për miratimin e ligjit për libra dhe materiale shkollore. Thanë se prej të enjtes do të bojkotojnë procesin mësimor
“Librat të mbeten në përdorim gjatë procesit mësimor. Të mos ketë bashkim të dy lëndëve në një, të ndërpritet arsimimi gjinor gjithëpërfshirës, senzitiv, sa më shpejt të sillen protokolle për kthimin e nxënësve në bankat shkollore, për prindërit të cilët e duan atë për fëmijët e tyre dhe të na mundësohen ne prindërve që prej sot e tutje të kemi të drejtë për propozime dhe vendime në sistemin arsimor.”, tha Dragana Spasevska, prind.
Koalicioni i të verbërve: Problem është cilësia, e jo modernizimi
Mbështetje kësaj nisme i dhanë edhe koalicioni i të verbërve. Ata thanë se nuk janë kundër modernizimit të arsimit, por problemi është se nuk janë të sigurt në cilësinë e librave të rinj.
“Është e nevojshme të informohen të gjithë prindërit se cila është përmbajtja e librit digjital, për shkak se më tragjike është se përmbajtjet e librave askush nuk i din. Askush nuk flet për përmbajtjet.”, tha Suaren Alishan, koalicioni i të verbërve.
Digjitalizimi i librave, UNSHM: Nuk kemi bërë asnjë thirrje për bojkot
Më herët Unioni i nxënësve të Shkollave të Mesme ka mohuar se qëndron pas organiziomit të bojkotit.
“Nuk ka nevojë për gjëra të tilla sepse e kemi të qartë që digjitalizimi i referohet vetëm librave të klasës së 4-t dhe do të kalojnë shumë vite para se të fillojë procesi i dixhitalizimit të materialeve mësimore në arsimin e mesëm”, thonë nga UNSHM.
BELINDA KOKA ADEMI
