Maqedoni
Ndryshimet në ligjin për arsim, Carovska: Opozita manipulon, që të bllokojë reformat
28.04.2021 14:21
Librat digjitalë që planifikohen të futen në procesin arsimor, ishin pjesë edhe e pyetjeve të deputetëve sot në kuvend.....

Librat digjitalë që planifikohen të futen në procesin arsimor, ishin pjesë edhe e pyetjeve të deputetëve sot në kuvend. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska thotë se ndryshimet ligjore parashohin trajtim të barabartë të nxënësve dhe se qasja është e kombinuar. Por VMRO DPMNE e cilëson reformën e paralajmëruar nga MASH, si antireformë. Carovska me kundërakuza. Sipas saj opozita po manipulon me prindërit, mësuesit dhe nxënësit, me qëllim që të bllokojë reformën. ASH AA nderkohe ankohet se nuk ka marrë përgjigje për ndërtimin e gjimnazit të ri në Kumanovë.
"Ju do ta kaloni me forcë këtë ligj. Ne kemi njoftuar se do të paraqesim amendamente, por nuk do të kemi mundësi për të paraqitur ndryshime për të bllokuar këtë ligj, sepse ju po abuzoni me flamurin Europian. Edhe në vendet e zhvilluara nuk e konsiderojnë ende kalimin në digjitalizim të plotë, sepse nxënësit do të jenë të detyruar të qëndrojnë para kompjuterit gjatë gjithë ditës.", tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
"Në këtë Kuvend kishit mundësi të diskutoni për konceptin e ri për arsimin fillor, ku janë qartë të definuara këto ndryshime, por ju nuk diskutuat për këto, kaq nga kapaciteti juaj. Sot morët një shuplakë në fytyrë nga Unioni i nxënësve të Shkollave të Mesme, i cili tha se nuk ishte pjesëmarrës në bojkot. Ju mund të zgjidhni libra në formë të shtypur ose dixhitale, por nuk do të jenë në format PDF, siç mund ta imagjinoni në kokën tuaj. Ne do ta sjellim përmbajtjen më afër të rinjve që jetojnë në botën dixhitale, duam apo nuk duam.", tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
"Nga viti 2002, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Kumanovë sorrollaten nga një object në tjetrin në kushte me subrstandarde. Pra 19 vite askush nuke can kokën për zgjidhje të këitj problem. Disa vite, ministër i arsimit ka qenë shqiptar nga BDI e kjo është dëshmi se ata aspak nuk janë marrë me zgjidhjene këitj problemi.", tha Ilmi Haziri nga ASH-AAA.
