Maqedoni

Kuvendi nga kriza në krizë, VMRO, ndarje në disa grupe parlamentare

28.04.2021 15:00

Marrëveshja mes kryeministrit Zaev me kreun e VMRO DPMNE-së dhe bisedimet me opozitën shqiptare...

Marrëveshja mes kryeministrit Zaev me kreun e VMRO DPMNE-së dhe bisedimet me opozitën shqiptare për zhbllokimin e punës së Kuvendit nuk po jepan rezultatet e pritura. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi njofton se 28 pr/ligje edhe më tej mbeten të bllokuara. VMRO-DPMNE bllokon gjashtë pr/ligje, AA dhe Alternativa 21, dhe një pr/ligj e bllokon e Majta.
 
“Lidhur me bllokadën, mendoj se udhëheqësit deklaruan se ranë dakord të zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe nuk kam asnjë arsye për të menduar për këtë. Nëse ata kanë rënë dakord, ata kanë koordinatorë këtu, le të ulen të thonë se për çfarë kanë rënë dakord dhe në çfarë procedure të zhbllokojnë atë që është bllokuar.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Në ndërkohë, VMRO DPMNE paralajmëron mundësinë për krijimin e më shumë grupeve parlamentare, gjë që do të vështirësonte edhe më tej  punën e Kuvendit, një praktikë e provuar në mandatin e kaluar.
 
“Këtë mundësi e jep Rregullorja por ne si VMRO DPMNE do të shqyrtojmë sjelljen e z. Xhaferi ndaj opozitës në tërësi dhe më pas do të marrim qëndrim jo vetëm për këtë çështje por edhe për interpelancë.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Për LSDM-në paralajmërimi i tillë tregon se VMRO DPMNE nuk ka ndryshuar mënyrën e veprimit dhe qasjen ndaj Kuvendit. 
 
“Kjo paralajmëron diçka që nënkuptonte 27 prilli I viti 2017. Për fat të kqe kjo matricë e regjimit të VMRO DPMNE-së që ende udhëhiqet nga Nikolla Gruevski nuk është larguar dhe nuk më befason një paralajmërim i tillë, posaçërisht pas protestave ku dolën në shenjë përkrahjeje për njerëzit që ato i quajnë mrojtës të kushtetutës.", tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
 
Opozita shqiptare konsideron se po e respekton marrëveshjen për zhbllokim të Kuvendit por tërheqja e plotë e amendamenteve do të ndodh pasi të arrihet marrëveshje përfundimtare për ligjin për shtetësi.
 
“Nuk kemi parashtruar asnjë amendament për pr/ligjet e tjera që kanë ardhë në procedurë parlamentare. Pra ne jemi në qëndrimet tona fillestare se tërheqim amendamentet për pakon e pestë të masave dhe një ligj të pakos së katërt ndërsa tërheqja e amendamenteve që kemi dorëzuar varet nga procesi.”, tha Elmi Aziri nga ASh
 
Kreu i Kuvendit paralajmëroi se do të thërras për më 5 maj mbajtjen e disa seancave, në të cilat debati ka mbaruar dhe ka mbetur vetëm procedura e votimit. 
 
SHPËTIM NUREDINI