Maqedoni
Non-Paper, Stoltenberg: Nuk komentoj dokumentet jozyrtare
28.04.2021 15:14
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk komenton non pejpërin e ditëve më parë që qarkulloi në opinion...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk komenton non pejpërin e ditëve më parë që qarkulloi në opinion me argumentin se nuk komenton dokumentet që publikojnë mediat. Gjtihsesi thotë se idetë e tilla për shkëmbim territoresh dëmtojnë dhe sfidojnë aspektin e sigurisë.
"Nuk më takon mua të flas për dokumentet që nuk i kam parë, mendoj për non- papaer-in. Por ajo që është e rëndësishme është se secili spekulim për ndyshim të kufijve sfidon pasiguri.", tha Jens Stoltenbeg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Pendarovski: Nuk ka mbështetje nga asnjë vend i BE-së
Kreu i shteti Pendarovski është siguruat nga bisedat me zyrtarët e Brukselit se asnjë qeverie e shteteve anëtare të BE-së nuk e mbështet non-pejpërin në fjalë.T hotë se këto ide janë tepër të rrezikshme.
"Mund t’ju them nga të gjitha kontaktet që i pata dje me funksionarët e lartë të BE-së, dhe sot me sekretarin gjeneral të NATO-s, se askush, askush pra, asnjë qeveri nuk e përkrhah këtë non-paper. Fakti se autorët nuk janë të njohur për këtë non-paper, është provë e qartë se janë hije e këtyre ideve.", tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.
Problemi me Bullgarinë, Stoltenberg: NATO inkurajon dialog, gjeni marrëveshje
Duke folur për kontestin me Bullgarinë, sekerari i përgjithshëm i NATO-s inkurajoi palët që të gjejnë zgjidhje për mosmarrwveshjet. NATO ju promovon dialog aleatëve kur sheh dallime, thotë Stoltenberg.
"NATO ka 30 vende anëtare me histori të ndryshme, qeveri me parti të ndryshme por NATO është platformë që promovon dialog. I inkurajoj që të arrijnë marrëveshje, ashtu siq u arrit marrëveshja me Greqinë, që mundësoi anëtarsim në NATO.", tha Stoltenbeg.
Shefi i shtetit Pendarovski tha se RMV vazhdon me obligimet që duhet ti realizojë si anëtare e NATO-s. Theksoi se se deri në vitit 2024 duhet të sigurohet 2%-shi nga buxheti për sektorin e mbrojtjes që momentalisht ka arritur në 1.57%. Reformat, siguria dhe stabiliteti janë shtyllat bazike të Maqedonisë së Veriut në NATO-, theksoi Pendarovski, në takim me sekeretarin e Përgjithshëm të Aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
