Maqedoni

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit: Zgjidhja e statusit të shtetësisë t'bëhet me ligj

28.04.2021 15:25

Statusi i shtetësisë për një numër të madh të qytetarëve edhe më tej mbetet një e drejtë e pa realizuar....

Statusi i shtetësisë për një numër të madh të qytetarëve edhe më tej mbetet një e drejtë e pa realizuar. Avokati i popullit apelon që ky problem të tejkalohet dhe zgjidhet me ndryshimin e Ligjit për shtetësi, konform standardeve dhe parimeve të Konventës Evropiane për shtetësi. Avokati i popullit nuk posedon të dhëna për ata se sa është numri i qytetarëve të cilëve u pamundësohet kjo e drejtë megjithatë 9 parashtresa i janë drejtuar zyrtës së avokatit të popullit gjatë vitit 2020.
 
"Çështjen e shtetësisë si një nga palagët e vjetra me dekata të RMV-së. Është e pakuptimtë që persona që kanë lindur para se RMV të shpallet shtet i pavarur, kanë lindur këtu dhe ende mbeten pa shtetësi. Është edhe më i pakuptimtë fakti që persona nga të njejtat familje me kushte dhe rrethana të njejta ligjore, një pjes e familjes kanë shtetësi. Një pjesë nuk e kanë.", tha Naser Zyberi, avokat i popullit.
 
Raporti vjetor i Avokatit të Popullit: Mungesa e ri-socializimit në burgje, pengon ligjin
 
Në shpalsojen e raportit vjetor të institucionit të avokatit të popullit, u theksuan problemet me mbrojtjen e dobët shëndetësore, ushqimin dhe mungesën e procesit të ri-socializimit në burgje. Pikërisht përshtatshmëria apo procesi i ri-socializimit janë arsyet për të cilat dy të dënuarv të rastit të Kumanovës. Drejtoria e burgut u mohohon të drejtën ligjore të shfrytëzimit të vikendeve të lira.
 
"Drejtoria e burgut më ka informuar se rekomandimet e organeve përkatëse janë se për momentin ka rrezik që këta persona mund eventualisht të jepen në arrati si rezultat I dënimit të gjatë, kohës që u mbetet për ta vuajt burgun dhe kualifikimit të veprës, siç e dini ajo ka qenë një ndër kualifikimet më të rënda "Terorizëm". Kërkojmë të shohim cilat institucione drejtorisë I kanë dhënë përgjigje të tillë për rrezikun që egziston dhe në çka është I bazuar ai rrezik, pra procedura vazhdon edhe më tutje.", tha Zyberi.
 
Në raprotin e avokatit të popullit theksohet se vitin e kaluar për shkak të krizës së krijuar nga pandemia me COVID 19 numri I parashtresave të dërguara në adresë të avcokatit të popullit është përgjysmuar. Mënyra e ndryshuar e mësimdhënies për nxënësit, ose inkorporimi i të mësuarit – onlajn – të mësuarit në distancë, krijoi probleme për një numër të madh të fëmijëve të cilët për shkak të arsyeve teknike, nuk mund të ndjekin mësimin, ndërsa kishte ndikim veçanërisht negativ tek personat me aftësi të kufizuara-fëmijët të cilët thjeshtë nuk kishin mundësi të ndjekin mësimin.
 
Marrëdhëniet e punës, Gjyqsori edhe më tej mbetet njëra ndër sektorët për të cilën qytetarët kanë më shumë ankesa, me theks të veçantë për punën e Përmbaruesve. Qytetarët me vështirësi i realizonin të drejtat e tyre edhe në fushat shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor, urbanizëm dhe ndërtim, ndërkaq ankoheshin edhe për diskriminim në të gjitha bazat.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI