Maqedoni

Në Rramanli të Kumanovës 14 vagonë të trenit dalin nga binarët

28.04.2021 16:06

Mëngjesin e sotëm rreth orës 9:20, në fshatin Rramanli të Kumanovës ka ndodhur një havari në mes të stacioneve....

Mëngjesin e sotëm rreth orës 9:20, në fshatin Rramanli të Kumanovës ka ndodhur një havari në mes të stacioneve hekurudhore të Kumanovës dhe Rramanlisë, me çrast për shkaqe ende të panjohur nga binarët ka dalur treni për transportin e mallrave me 14 vagonë. Për fat të mirë në këtë fatkeqësi nuk ka asnjë njeri të lënduar , por është shkaktuar vetëm dëm material. Por megjithatë ka shqetësuar banorët vendor, pasi që aksidenti ka ndodhur shumë pranë shtëpive të fshatit. Treni ka udhëtuar në Relacionin trubarevë e Shkupit – Kumanovë.
 
“Ka ndodhë edhe më parë, një pjesë e trenit ka dal nga binarët, ndodhë pasiqë hekurudha është më një anë dhe ka ardhur deri te zgjerimi i saj, fatmirisisht nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi pasi sic mund të shihni ka shtëpi këtu ku banojnë njerëz. Shteti si shtet shumë i dobët nuk funksionon asgjë prej mëngjesit e kanë mbyllur hekurudhën, si banorë kemi kërku siguri më të madhe por e kotë është”, tha një banor i fshatit Rramanli.
 
“Kjongjarje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, falë Zotit nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi e ti ket prekur njerëzit, pasi për rreth kemi shtëpi të banueshme, kujtojmë pothuajse para një viti ndodhi që mu në këtë vendë treni ua morri jetën tre njerëzve”, tha një tjetër banor i fshatit Rramanli.
 
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipe nga Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti dhe Infrastruktura” për të konstatuar gjendjen faktike.
 
“Për momentin mund të premtoj përpjekje mbi njerëzore të të gjithë të punësuarve. Edhe vet po e shihni përkushtim e tyre në përpjekjet për aftësimin e sërishëm të hekurudhës për qarkullim. Pamarr parasysh festave që do të jenë këto ditë, të punësuarit do të bojnë përpjekjet maksimale për aftësimin e hekurudhës dhe të njejtën ta vejnë në funskion për shkak të rëndësisë së sajë , e sidomos pasiqë kjo pjesë e hekurudhës është pjesë e korridorit panevropian – korridorit 10”, tha Hari Lokvenec – drejtor i “Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura”.
 
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur edhe ekipet policore dhe të hetuesisë për të hetuar dhe zbardhur këtë havari në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut të ndodhur në fshatin Rramanli. Përshkak të aksidentit në ndërprerje është transporti në korridorin 10 dhe i njejti do të jetë i mbyllur për qarkullim deri në sanimin e të gjitha dëmtimeve të shkaktuara në hekurudhë.
 
FATLUM AQIFI