Maqedoni

Covid 19: 30 viktima, 447 raste të reja, 620 të shëruar

28.04.2021 17:23

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3034 testime të bëra ka regjistruar 447 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3034 testime të bëra ka regjistruar 447 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 30 persona, ndërsa janë shëruar 620 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 191 raste i pasuar nga Kumanova me 36, Prilepi 26, Strumica 21, Manastiri 19 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 30 pacientë, prej të cilëve tetë pacientë nga Shkupi, gjashtë nga Strumica, nga dy pacientë në Kërçovë, Koçan, Negotinë dhe Prilep dhe nga një pacient Berovë, Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Dellçevë, Kavadar, Ohër dhe Probishtip. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 151.569  prej tyre janë shëruar 131.530 kanë humbur jetën 4.772 dhe numri i rasteve aktive shënon 15.267.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI