Maqedoni

Bujqit nga rajonet e përmbytura, Hoxha: Duhet të presin për dëmshpërblimin

28.04.2021 18:15

Pasi kanë pritur 5 vite të marrin dëmshpërbim,Bujqit nga rajonet e përbytura Hasanbegu, Haraçina e Straçinca...

Pasi kanë pritur 5 vite të marrin dëmshpërbim,Bujqit nga rajonet e përbytura Hasanbegu, Haraçina e Straçinca të cilët ende nuk kanë marrë ndihmë për përmbytjet e vitit 2016, do të duhet të presin ndryshimet në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim.
 
Në seancën e djeshme, Qeveria angazhoi Ministrinë e Bujqësisë që të paraqesë raport mbi dëmtimin e fermerëve nga viti 2016 deri në vitin 2019, i cili do t’u lejonte këtyre fermerëve të marrin ndihmë. Ministri i bujqësisë Arianit Hoxha nuk saktësoi për sa kohë do të hartohej ligji dhe kur fermerët mund të kompensohen.
 
“Tani nuk po flasim për përcaktimin e dëmeve, por për mundësinë ligjore që Komisioni t’i shqyrtojë ato dëme dhe t’ia paraqesë Qeverisë bazuar në raport, dhe më tutje Qeveria të vendosë për përqindjen e kompensimit të dëmeve. Nuk po flasim për mungesë vullneti, por për mos- pasje të mundësisë ligjore”, u shpreh ministri i bujqësisë Arianit Hoxha.
 
Fermerët kanë protestuar disa herë deri më tani sepse dëmet e pësuara për shkak të përmbytjeve, nuk janë mbuluar.