Maqedoni

Parashikimi i motit

29.04.2021 09:05

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në pjesët perëndimore nga jugperëndimi, dhe në lindje nga juglindja. Pasdite, do të ketë shfaqje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, kryesisht në zonat malore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 në 11 gradë, dhe maksimale do të arrijë 22 deri në 28 gradë celcius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare dhe frymë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 8 gradë, dhe temperatura ditore do të arrijë 26 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme meteorologët parashikojnë rritje të madhe të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë deri në 30 gradë celcius.