Botë
Sulm me thikë në Kinë, vdesin dy fëmijë, 16 të lënduar
29.04.2021 09:50
Dy fëmijë janë vrarë kurse 16 persona tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh....

Dy fëmijë janë vrarë kurse 16 persona tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në qytetin Beili në Kinë. Cak i sulmit ishin edhe edukatoret dhe fëmijët gjatë pushimit 15 minutësh, raporton ABC Neës duke u thirrur në agjencinë kineze të lajmeve Sinhua.
Siç bëjnë të ditur autoritetet lokale, sulmuesi është një 24-vjeçar, që ka përfunduar i arrestuar.
Autoritetet nuk e kanë zbuluar motivin e sulmit, kurse mediat në Hong Kong raportojnë se i dyshuari kishte probleme martesore dhe ishte në prag të procesit të shkurorëzimit dhe se ish-gruaja e tij ka punuar në kopshtin e fëmijëve.
