Rritje e infektimeve, Turqia përgatitet për bllokimin e parë të plotë
Turqia përgatitet për të hyrë në bllokimin e saj të parë të plotë, nga ora 19:00 e së enjtes deri më 17 maj....

Turqia përgatitet për të hyrë në bllokimin e saj të parë të plotë, nga ora 19:00 e së enjtes deri më 17 maj, për të frenuar një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.
Pas një periudhe kufizimesh që filluan nëntorin e kaluar, numri i rasteve ditore ra në rreth 6000 në mes të shkurtit, por sapo qeveria filloi të lehtësonte kufizimet në mars, Turqinë e goditi një valë e re. Në prill, kishte më shumë se 60 mijë raste të reja në ditë dhe më shumë se 300 vdekje.
Mbi 22 milionë njerëz janë vaksinuar deri më tani në vendin me 82 milionë banorë. Vitin e kaluar, Turqia u pa si një histori suksesi për veprimin e saj të hershëm luftarak dhe madje u vlerësua nga OBSH-ja. Një vit më pas, është ndër vendet më të prekura nga Covid, me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë.
