Botë
Takim Kurti Stoltenberg në Bruksel, NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë Serbi
29.04.2021 11:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Bruksel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg....
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Bruksel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit Kurti ka shkruar në Tëitter se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë. “NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovës është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Evropën dhe rajonin më të sigurt”, ka shkruar Kurti.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në këtë takim është folur edhe për dialogun me Serbinë.Sekretari i NATO-s ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike
“NATO mbështet përpjekjet për rifillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.
