Botë
Indi, mbi 200 mijë viktima nga nisja e pandemisë
29.04.2021 13:09
India prek nivele rekord të përhapjes së Covid-19. Në 24 orët e fundit janë raportuar 360 mijë raste....

India prek nivele rekord të përhapjes së Covid-19. Në 24 orët e fundit janë raportuar 360 mijë raste. Tragjike bilanci i viktimave: që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën mbi 200 mijë persona në këtë shtet. Banorët në Delhi janë mbërthyer nga frika dhe ankthi mes mungesës së theksuar të oksigjenit, pajisjeve mjekësore dhe stafit në spitale.
Problematike është situata edhe në qendrat e vaksinimit anti-Covid në Indi. Shumë prej tyre nuk kanë doza, ndërsa njerëzit lihen në pritje. Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Indi erdhi për shkak të variantit të ri që nisi nga ky shtet. Për të shtatën ditë radhazi, raportoi mbi 300 mijë raste, ndërsa bilanci në total është rreth 18 milionë të infektuar.
