Maqedoni

Sofijanova: 15 fëmijë janë të infektuar me Kovid-19

29.04.2021 14:21

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve aktualisht po trajtohen 15 fëmijë që janë pozitiv me COVID-19...

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve aktualisht po trajtohen 15 fëmijë që janë pozitiv me COVID-19, bën të ditur drejtoresha e Klinikës, Aspazija Sofijanova, sipas të cilës gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Ajo njëherit thekson se së fundmi po shënon ulje numri i fëmijëve të infektuar me Kovid-19. 
 
“15 fëmijë me 15 nëna që janë Kovid pozitiv në gjendje stabile i trajtojmë për shkak të komplikimeve eventuale, por një pjesë të tyre jemi duke i çregjistruar. Të gjithë janë në situatë stabile, nuk kemi asnjë në gjendje rreziku. Trendi i rënies së infektimeve po vërehet edhe te fëmijët.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova.
 
Klus: Donacion sllovak prej 4 respiratorësh
 
Këtë deklaratë Sofianova e bëri me rastin e pranimit të donacionit nga Sllovakia të katër respiratorëve që do të jenë në dispozicion të Kovid pacientëve në Klinikën e Fëmijëve. Donacioni u oficializua në prani të zëvendësministrit të jashtëm sllovak, Martin Klus, i cili theksoi se i vjen mirë që do të shpëtohen jetë njerëzish me respiratorët sllovakë.   
 
“Për ne është shumë me rëndësi shpëtimi i çdo jete njeriu me respiratorët e klasit të parë të prodhuar në Sllovaki. Besoj se solidariteti i këtillë dëshmon se sa është afër popujt tanë. Jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen e afërt për çfarëdo solidariteti dhe ndihme që është e nevojshme për tejkalimin e pandemisë Kovid.”,- theksoi zëvendësministri i Punëve të Jashtëm i Sllovakisë, Martin Klus.
 
Për donacionin sllovak u falënderuan zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Dоnacioni sllovak është pjesë e sistemit të solidaritetit të vendeve të BE-së që funksionon nga fillimi i pandemisë, pjesë e të cilit kanë qenë një numër i konsiderueshëm ndihmash në pajisje mjekësore, mbrojtjes personale dhe mjete ndihmëse.
 
GYLTENE SINANI