Maqedoni
Filipçe: Nesër priten 200 mijë vaksinat kineze “Sinofarm”
29.04.2021 14:45
Të premten pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze nga kompania “Sinofarm”, ndërsa nga 5.000 deri 7.000 doza të Kompanisë “Pfizer”...

Të premten pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze nga kompania “Sinofarm”, ndërsa nga 5.000 deri 7.000 doza të Kompanisë “Pfizer” do të arrijnë çdo të hëne gjatë muajit maj, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Filipçe. Ai paralajmëroi se me këto doza ta vaksinave në dispozicion, pas festës së Pashkëve, do të mund të vaksinohen 10 mijë qytetarë brenda një dite. Për këtë qëllim po bëhen gati punkte të vaksinimit në gjashtë qytete të vendit.
“Nesër duhet të arrijnë 200.000 dozat e vaksinës kineze “Sinofarm”, ku do të hapen punkte vaksinimi në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Tetovë. Pas festave planifikohet imunizimi masiv i popullsisë, krahas Shkupit, edhe në 6 qendrat tjera rajonale. Me hapjen e punkteve të vaksinimit në qytetet tjera, do të ketë mundësi që 10.000 qytetarë të vaksinohen brenda një dite, pa pasur tollovi. Deri tani janë vaksinuar 60.000 qytetarë.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe: Situata epidemiologjike po stabilizohet
Filipçe njëherit theksoi se situata epidemiologjike po shkon drejt stabilizimit, por ai bërë thirrje që gjatë festave fetare qytetarët të sillen me përgjegjësi duke respektuar masat. Përveç variantit britanik, nuk janë shënuar mutacione tjera të virusit, e sidomos të atij indian.
“Nëse ndonjë mutacion tjetër është përhapur në vendet evropiane, vështirë se mund të ndalet. Për këtë shkak në plan të parë flasim për përgjegjësinë e qytetarëve, sido që të jetë mutacioni, sado që të jetë i transmetueshëm ai lloj virusi, nëse respektohen masat mund të kemi rezultate të mira në parandalimin e përhapjes. Tek ne nuk është detektuar formë tjetër e virusit përveç atij britanik dhe këtë e tregojnë edhe analizat e fundit.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe njëherit bëri të ditur se pas konsultimit me autoritetet greke ka mësuar se më 14 maj, Greqia do të hapë kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por për të kaluar kufirin do të duhet test për Covid-19 ose certifikatë për imunizim kundër Covid-19. Test për Covid-19 kërkohet edhe për hyrje në Shqipëri.
REJHANE BUSHI METAJ
