Maqedoni

Klus: RMV dhe Shqipëria të nisin bisedimet me BE-në

29.04.2021 15:32

Zgjimi i fantazmave nga e kaluara, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve...

Zgjimi i fantazmave nga e kaluara, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve, është një ide e rrezikshme dhe nuk duhet të vihet në tryezë, deklaroi në Shkup zëvendësministri i Jashtëm i Sllovakisë, Martin Klus. Ai njëherit theksoi se Sllovakia vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin së bashku negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
“Ne besojmë se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të fillojnë negociatat së bashku, kështu që është më e lehtë për të dy vendet, por edhe më e lehtë për ne. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ne që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat natyrisht nuk janë vetëm pozitive. Jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, të dy do të bëhen anëtare të BE-së shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki.”,- tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Martin Klus.
 
Shekerinska: Nuk pritet kthesë nga Bullgaria në qershor
 
Por Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nuk pret se së shpejti mund të ketë kthesë lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë për anëtarësimin e vendit në BE, sidomos jo derisa vendi fqinjë funksionon me qeveri teknike. Atë që duhet ta bëjmë deri në qershor, është t’i përkujtojmë të gjithë se ne detyrimet tona i përmbushëm dhe presim lloj të njëjtë të përkushtimit dhe qëndrueshmërisë edhe nga ana e BE-së.
 
“Ne nuk mund ta zgjedhim qeverinë bullgare dhe nuk mund ta krijojmë negociatorin në palën tjetër, në atë që nuk mund të ndikojmë është e gabuar ta parashikojmë. Të jem e sinqertë nuk pres pa partner nga pala tjetër dhe me qeveri teknike se është i mundur kthesa.”,- tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska, këto komente i bëri me rastin e promovimit të 55 nënoficerëve të rinj në kazermën “Ilinden” në Shkup.
 
SANIJE DURAKU