Maqedoni

1 maji, seancë e Këshillit Ekonomik, Zaev: Masat anti-krizë dhanë rezultate

29.04.2021 16:24

Pakot e masave ekonomike të Qeverisë rimëkëmbën ekonominë që u godit nga pandemia....

Pakot  e masave ekonomike të Qeverisë rimëkëmbën ekonominë që u godit nga pandemia, thotë kryeministri, Zoran Zaev. Në prag të festës së 1 majit - Ditës së Punëtorëve, Zaev thotë se sfida e vërtetë në këtë periudhë ka qenë ruajta e çdo vendi pune, ndërsa potencoi se me katër pakot ekonomike janë ruajtur më shumë se 100 mijë vende të punës dhe janë ndihmuar mbi 400 mijë qytetarë. Qeveria gjithnjë është treguar transparente duke e përfshirë në dialog zërin e sindikalistëve, tha Zaev. 
 
“Në fokus janë të drejtat e punëtorëve nga të cilat përfitim kanë edhe punëtorët edhe punëdhënësit. Ajo u tregua edhe përmes dialogut të sinqertë dhe të hapur me partnerët social dhe të gjithë institucionet në kuadër të qeverisë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për vendimin qeveritar “e diela ditë jopune”. Edhe pse kishte dallime, nuk hoqëm dorë nga dialogu i hapur në të cilin do të  prezantoheshin të gjitha mendimet, por të mos tërhiqemi dhe të gjejmë zgjidhje për të gjithë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Angazhimi i qeverisë do të vazhdojë të jetë në ruajtjen e dinjitetit të punëtorëve, theksuan Bytiqi dhe Shahpaska.
 
“Sfida më e madhe gjatë kësaj periudhe gjithsesi ishte ruajtja e vendeve të punës. Ata janë punëtorët tanë, qytetarët tanë dhe nëse i analizojmë  të gjashtë pakot e masave ekonomike të cilat i sollëm së bashku me partnerët social, është e qartë se caku është pikërisht ajo, që çdo vend i punës të ruhet, që çdo punëtor të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij të punës dhe të paguhet në mënyrë përkatës.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.
 
“Edhe përkundër betejës së përditshme me pasojat e pandemisë Covid-19, punojmë në zgjedhjet sistematike të cilët do të avancojnë të drejtat e punëtorëve në pajtueshmëri me konventat dhe direktivat ndërkombëtare.”,- u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
 
Sindikatat: Punë dhe paga të dinjitetshme
 
Sindikatat apeluan për solidaritet dhe unitet, kërkuan punë dhe paga të dinjitetshme për punëtorët.
 
“Kërkojmë që punëtorëve t’iu garantohet punë e denjë dhe përfitim i denjë me vendin në shoqëri të cilin e meritojnë me mundin e tyre.”,- theksoi sekretari i Këshillit të Sindikatave të Maqedonisë, Zllatko Cvetkovski.
 
“Bashkërisht duhet të angazhohemi duke udhëhequr një dialog social si ne punëdhënës për punëtorët tanë të kujdesemi që ata  të kenë kushte më të mira në punë, të sigurojë shëndet dhe siguri gjatë punës etj.”,- u shpreh Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.
 
Këto komente u bënë gjatë seancës solemente të mbajtur të Këshillit Ekonomik-social me rastin e 1 majit – Ditës së Punës.


ZEKIRJA MEXHITI