Maqedoni

Kovid-19, 46 të vdekur, 433 të infektuar e 641 të shëruar

29.04.2021 18:09

Vdekshmëria e Kovid pacientëve në vend vazhdon të jetë e lartë...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 46 të vdekur. Nga 46 të vdekurit 14 janë nga Shkupi, nga tre të vdekur janë regjistruar në Manastit, Shtip, Koçan dhe Veles, nga dy në Prilep, Strumicë, Gostivar, Negotinë dhe Kumanovë dhe nga një i vdekur është regjistruar në Kavadar, Tetovë, Ohër, Resnjë, Radovish, Berovë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Gjevgjeli.

Në raportin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nga 2453 të testuar, janë regjistruar edhe 433 raste të reja, ndërsa 641 pacientë e kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht në vend ka edhe 15 mijë e 13 pacientë të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 1237 janë në trajtim spitalor.