Maqedoni
Agjencia turke “Tika”, donacion Institutit për Sëmundje të Mushkërive
29.04.2021 18:35
Agjencia turke “TIKA” dhuroi pajisje mjekësore Institutit për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit në Shkup...

Pajisjet e donacionit janë edhe një EKG, një banak i hematologjisë, një frigorifer për ruajtjen e mostrave për teste mikrobiologjike dhe gjera tjera që do t’i shërbejnë këtij Instituti.
“Pjesë e projekteve të realizuara janë rinovimi i Njësisë së Kujdesit Intensiv të Klinikës së Fëmijëve me pajisjet më moderne, rinovimi dhe ndërtimi i ambulancave në zonat rurale me mundësi të kufizuara zhvillimi, projekti për prokurimin e ambulancave të pajisura plotësisht që transportojnë në të gjithë vendin, si projekte të ndryshme për zhvillimin e aftësive të personelit shëndetësor.”,- thuhet nga “Tika”.
Autoritetet shëndetësore në vend kanë mirëpritur donacionin e Agjencisë “Tika”, e cila që kur ka filluar aktivitete në vend nga viti 2005 deri më tani ka realizuar mbi 1.000 projekte dhe vëmendja më e madhe i është kushtuar sektorit të shëndetësisë.
REJHANE BUSHI METAJ
