Botë

OBSH: Ebola mori 5.459 jetë

26.11.2014 22:14

Organizata botërore e shëndetësisë sot kumtoi se deri më tani nga ebola kanë vdekur 5.459 njerëz...

Organizata botërore e shëndetësisë sot kumtoi se deri më tani nga ebola kanë vdekur 5.459 njerëz, në epideminë më të madhe të asaj sëmundje në histori.
 
Gjithsejt 15.935 njerëz janë infektuar në tetë shtete, përfundimisht me 23 nëntorin, kumtoi OBSH.
 
Pothuajse të gjitha rastet e vdekjes janë në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, tre shtetet më të goditura. Në ato shtete gjatë javës së kaluar janë regjistruar 600 raste të reja./MIA