Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së dytë të Champions League
Juventusi është fitues i përballjes së mbrëmshme me Malmon në Grupin A......

Me këtë fitore me rezultat 2-0, janë shtuar gjasat e Juventusit që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Serinë e golave për Juventusin e hapi Fernando Llorente në minutën e 49-të, ndërsa dy minuta para fundit realizoi edhe Carlos Tevez.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi,Atletico Madridi ka fituar përballë Olympiacosit në Vicente Calderon. Ishte një spektakël i dhuruar nga Mario Mandzukic, i cili realizoi het-trik në këtë sfidë. Atletico Madridi kryeson Grupin A me 12 pikë, ndërsa Juventusi ka nëntë pikë në vend të dytë.
Real Madridi ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 skuadrën zviceriane të Baselit. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Cristiano Ronaldonë minutën e 35-të. Me këtë gol, Ronaldo arrin në shifrën e 71 golave në Ligën e Kampionëve, aq sa ka legjenda madrilene, Raul. Ndërkohë, Liverpool ka barazuar2-2 në fushën e Ludogorets.
Grupi C mbetet i hapur me humbjen e Leverkusenit ndaj Monakos 0-1, që ngjesh këto dy skuadra në vendin e parë dhe të dytë me një distancë vetëm 1 pikë. Ndërkohë Zeniti me fitoren 1-0 ndaj Benfikës, futet në lojë për të luajtur në ndeshjen e fundit shansin e tij për një kualifikim të mëtejshëm në në këtë garë më massive kundër Monakos.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2 me 0 ndaj Borussia Dortmundit në Grupit D në Ligën e Kampionëve, duke siguruar kështu plasmanin në fazën tjetër. Për fitoren e Arsenalit, Sanogo realizoi në minutën e dytë, ndërsa transferimi i ri i skuadrës, Alexis Sanchez shënoi një supergol në minutën e 57-të.
Skuadra e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, ka mposhtur Galatasarayin me rezultat 2 me 0. Me këtë fitore, Anderlechti ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.
