Maqedoni

Parashikimi i motit

30.04.2021 09:05

Moti në vend gjatë festave të do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 12 gradë celsius, ndërsa ajo temperatura maksimale do të arrijë prej 24 deri 29 gradë celsius.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell, i ngrohtë dhe me vranësira të vogla mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 29 gradë celsius.
 
Të shtunën nga fundi i ditës dhe gjatë natës kah e diela në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut lokal.