Maqedoni

Tetovë, shpërthen bombola e gazit, nuk ka viktima e as të lënduar

30.04.2021 10:16

Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 7 e 50 minuta në katin e pestë të një pallati në Bulevardin “Iliria”...

Një bombol  gazi ka shpërthyer rreth orës 7 e 50 minuta në katin e pestë të një pallati në Bulevardin “Iliria” në Tetovë, duke shaktuar zjarr.
 
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur as viktima e të lënduar edhe pse banorët ishin brenda saj. Dy makina zjarrfikësish dhe një ekip prej 8 anëtarësh kanë arritur në vendngjarje shumë shpejt duke lokalizuan zjarrin duke mos lejuar shpërndarjen e tij në banesat e tjera të pallatit. zjarri shkaktoi dëme material vetëm në banesën ku shpërtheu bombola. Në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës.