Botë
Covid-19, mbi 150 mln të prekur dhe 3.1 mln viktima në botë
30.04.2021 10:40
Mbi 150 milionë raste të COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën...

Mbi 150 milionë raste të COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë. Këto janë të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Kjo shifër vjen më pak se 13 muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht shpalljen e pandemisë pas shpërthimit të koronavirusit. Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin nën kontroll infeksionet e Covid-19, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë. Sipas Johns Hopkins, më shumë se 905.000 infeksione të reja u regjistruan në botë vetëm të Mërkurën. Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën.
