Botë

Çeki, protesta kundër presidentit dhe kryeministrit

30.04.2021 11:07

Qindra njerëz u mblodhën në Pragë dhe në dhjetëra qytete të tjera çeke për të protestuar kundër politikës

Qindra njerëz u mblodhën në Pragë dhe në dhjetëra qytete të tjera çeke për të protestuar kundër politikës pro-ruse të presidentit Milos Zeman dhe kundër kryeministrit Andrej Babis, për të cilin BE-ja ka konfirmuar kohët e fundit se është në konflikt interesi.
 
“Mandati i Zeman si president është një kërcënim për sigurinë e Republikës sonë”, tha Benjamin Roll, i cili organizoi protestat.
 
Çekët nuk e duan qeverinë e tyre të orientuar nga Rusia, por gjithnjë nga Evropa. Ky është edhe mesazhi që përcollën nga qendra e Pragës dhe shumë qyteteve të tjera kryesore qytetarët gjatë protestave te djeshme kundër presidentit të vendit dhe kryeministrit.
 
Javën e kaluar, presidenti deklaroi se Rusia nuk ishte e lidhur domosdoshmërisht me shpërthimin në depon e armëve në 2014 dhe se ai mund të ketë qenë një aksident.